Lojtari i Arsenalit do të nënshkruajë një marrëveshje rekord pasi refuzoi ofertën astronomike nga Man City

by Nexhat

Adoleshenti i Arsenalit, Ethan Nwaneri, raportohet se do të nënshkruajë një marrëveshje rekord pasi ka refuzuar një ofertë të madhe nga Manchester City.

Më herët në shtator të 2022, Nwaneri kishte shkruar historinë duke u bërë lojtari më i ri në histori të Ligës Premier duke luajtur për Arsenalin teksa kishte vetëm 15 vjet e 181 ditë

Nwaneri e zëvendësoi Fabio Vieiran në kohën shtesë në fitoren e ‘Topçinjve’ me rezultat 3-0 ndaj Brentfordit.

Siç u raportua nga Football Insider, adoleshenti do të nënshkruajë një kontratë profesionale me Arsenalin kur ai do të mbush 17 vjet më vonë gjatë këtij muaji.

Nwaneri raportohet se ka qenë lojtari më i paguar në histori të akademisë së Arsenalit në atë që po konsiderohet si një marrëveshje rekord

Raporti gjithashtu shton se City kishte bërë një ofertë substanciale për të joshur Nwanerin që të largohet nga Londra dhe t’i bashkohet atyre.

Nwaneri i lindur në vitin 2008 tashmë ka bërë një numër paraqitjesh për grupmoshat U18 të Arsenalit kur ai ishte vetëm 14-vjeçar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy