Mbi 50 milionë euro u investuan për bazën ajrore në Kuçovë, thotë gjenerali i Forcës Ajrore

by Merita

Gjenerali i Forcës Ajrore, Ferdinand Dimo, njoftoi se për bazën ajrorë në Kuçovë, janë investuar 50 milionë euro nga NATO, dhe 5 milionë të tjera nga Shqipëria.

Ai gjithashtu tha se baza taktike e NATO-s siguron të gjithë parametrat për akomodimin e të gjithë mjeteve fluturuese që ka aleanca.

“Baza taktike e NATO-s në Kuçovë është bazë shqiptare, por duke filluar nga dita e sotme klasifikohet si bazë taktike e NATO-s. Autoriteti i Komandim-Drejtimit i bazës taktike të NATO-s, do të jetë komandanti i Forcës Ajrore në kohë paqeje sepse të gjitha zhvillimet për sa i përket kapaciteteve logjistike do të jenë nën mbikqyrjen dhe monitorimin e Forcave Ajrore Shqiptare”, u shpreh Dimo.

“Deri më tani, në bazën ajrore Kuçovë është realizuar 50 milionë euro investim nga fondet e përbashkëta të NATO-s dhe më shumë se 5 milionë Euro nga qeveria shqiptare. Baza taktike e NATO-s siguron të gjithë parametrat për akomodimin e të gjithë mjeteve fluturuese që posedon aleanca”, shtoi ai, në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy