Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, është paraqitur në gjendje të mirë shëndetësore sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, aty ku performoi edhe Ilir Shaqiri për nder të Epopesë së UÇK-së.
Gjatë muajit shkurt, Hajrush Behluli u godit nga një veturë teksa po kalonte rrugën në Prizren. Pas qëndrimit në spital, ai lajmëroi se u lirua dhe ndjehet mirë që ndodhej pranë familjes së tij.
“Kam dal nga spitali dhe jam kthyer në shtëpi pranë familjes.Po ndjehem mirë kur po i shoh gruan time dhe fëmijët të lumtur sepse kanë parë dhe përjetuar skena të dhimbshme dhe gati të pashpresa sidomos oret e para”, u deklarua Behluli pasi doli nga spitali.
Sot ai u mirëprit së bashku me këngëtaren Shkurte Fejza e këngëtarin Ilir Shaqiri nga krerët e shtetit