Organizata që rrëzoi gënjeshtrën serbe për dëbim, i kërkon Kosovës ta zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit

by Merita

Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI), një organizatë kjo ndërkombëtare që ditë më parë publikoi raportin e saj të titulluar “Pogromet e sajuara – statistikat, gënjeshtrat dhe konfuzioni në Kosovë”, ka publikuar një raport të ri për Kosovën.

Kësaj radhe, kjo organizatë ka kërkuar nga Kosova që të zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit.

banner

“Për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, anëtarët duhet të bëjnë një angazhim të besueshëm: ‘Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe gëzimin nga të gjithë personat brenda juridiksionit të tij të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, dhe të bashkëpunojë sinqerisht dhe efektivisht në realizimin e qëllimit të Këshillit’. (Neni 3, Statuti i Këshillit të Evropës i miratuar më 1949). Kjo është ajo që po kërkohet të bëjë edhe Kosova. Dhe pse tani është koha që përfundimisht të zgjidhet përgjithmonë çështja e tokës së Deçanit, duke i hapur dyert anëtarësimit në një organizatë që do t’i mbrojë të drejtat e njeriut në Kosovë në të ardhmen”.

Kështu ka shkruar në fund të këtij raporti organizata ESI, anëtarë të së cilës kanë qëndruar në Kosovë javën e kaluar.

Ekipi në memon e publikuar në ueb-faqen zyrtare të ESI, ka bërë një përmbledhje të zhvillimeve që kanë çuar deri te vendimi për tokën e Manastirit.

“Pjesa më e madhe e kësaj toke është regjistruar për një kohë të gjatë në kadastër si pronë e Manastirit të Deçanit. Por 24 parcela – ato që përfshijnë fushën A dhe pyllin B, si dhe katër parcela të vogla toke në mes të qytetit të Deçanit (shih në foto më poshtë, shën.red.) – u regjistruan në kadastër në emër të manastirit në fillim të vitit 1998, pasi iu dhuruan nga shteti serb në fund të vitit 1997”, thotë ndër të tjera ky raport.

Më tej, në këtë raport sqarohet se 24 parcelat që iu dhuruan manastirit në vitin 1997, që të gjitha kishin numrat përkatës të parcelave.

“Së bashku me hartën kadastrale përkatëse mund të shihet qartë se ku ndodhen”, shkruan në raport, teksa bashkëngjitet edhe fotoja me parcelat e emërtuara. (shih më poshtë foton)

Harta kadastrale e truallit të Manastirit të Deçanit (toka e kontestuar e shënuar me ngjyrë të kuqe)

Sqarohet po ashtu se si erdhi deri te një marrëveshje mes Manastirit të Deçanit dhe AKM-së (tash AKP) dhe UNIMK-ut.

Marrëveshja ishe arritur në vitin 2009, dhe në atë marrëveshje ishin dhënë disa zotime.

Zyrtarët e AKM-së dhe UNMIK-ut ishin zotuar se nuk do të kërkonin pronën e Manastirit e as që do t’ia jepnin dikujt tjetër pronën që gjendet në zonën e mbrojtur përreth manastirit.

Në këmbim të kësaj, AKM-ja kishte kërkuar nga Manastiri që të heq dorë nga prona që e kishte të regjistruar në qytetin e Deçanit.

Ati Sava Janiq, igumeni i Manastirit të Deçanit, ishte përgjigjur:

“Si përfaqësues të manastirit mendojmë se ky propozim është real, kështu që në rast se e gjithë prona që është kontestuar dhe që është brenda zonës mbrojtëse, nëse mbetet pronë e manastirit, manastiri nuk do të ketë pretendime për parcelat në qendër të qytetit … prioriteti ynë ka qenë dhe është toka brenda zonës mbrojtëse të cilën ne e konsiderojmë thelbësore për qëndrueshmërinë tonë ekonomike dhe të tjera”.

Megjithatë, çështja s’kishte marr fund këtu. Kjo pasi rasti ishte dërguar në gjykata të ndryshme, për të përfunduar në Kushtetuese.

Edhe kjo e fundit e kishte mbështetur vendimin e marr mes AKM-së dhe UNMIK-ut në njërën anë, dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër.

Por, ky vendim ende nuk është finalizuar nga institucionet e Kosovës, të cilat qeveri pas qeverie hezitojnë ta nënshkruajnë vendimin e 2009-ës.

Raporti i ESI kërkon nga Kosova që ta zbatojë këtë vendim, sidomos në dritë të pritjes së përgjigjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ka një arsye shtesë që qeveria e Kosovës të veprojë sot për këtë, dhe të zgjidhë diçka që të gjitha qeveritë e mëparshme nuk kanë arritur ta zgjidhin. Kjo çështje kohëve të fundit është bërë një kusht sine qua non që Kosova të avancojë në rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë ndër të tjera ESI në këtë raport. /Klankosova

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy