Pa vështirësi përballë Sociedadit, PSG kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

by Nexhat

Paris Saint-Germain ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Real Sociedadin me rezultatin e përgjithshëm 4-1 (2-0 ndeshja e parë).

Pas vetëm 15 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e Kylian Mbappes, që u asistua prej Ousemane Dembele

Francezi pati shansin që të shënonte edhe të dytin në minutën e 29-të, por që nuk ia arrit të mposhte portierin kundërshtar

https://twitter.com/vartatico/status/1765110838325600686?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1765110838325600686%7Ctwgr%5E3b81c9a60c6ec04c102a68a69d2522ced3a947b5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpa-veshtiresi-perballe-sociedadit-psg-kalon-ne-cerekfinale-te-liges-se-kampioneve%2F

Vendasit krijuan rastin e parë serioz në minutën e 45+1-të me anë të Takefusa Kubos, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë, PSG sërish nisi furishëm, ndërsa Mbappe (56’) realizoi të dytin në këtë ndeshje, kur u asistua nga Lee Kang-in

Sociedadi kishte menduar se kishte shënuar për 2-1 në minutën e 63-të me anë të Barrenexea, por që ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund, ku shënuar golin e nderit në minutën e 89-të me anë të Mikel Merinos për 2-1.

Duke ruajtur këtë epërsi, PSG kaloi lehtësisht në çerekfinale, ndërsa do të shpresojnë që të ketë një kundërshtar sërish më të lehtë për të synuar gjysmëfinalen

https://twitter.com/TransferSector/status/1765133292591038888?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1765133292591038888%7Ctwgr%5E3b81c9a60c6ec04c102a68a69d2522ced3a947b5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpa-veshtiresi-perballe-sociedadit-psg-kalon-ne-cerekfinale-te-liges-se-kampioneve%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy