Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prizren me inicialet M.B., për shkak të veprës penale “marrja e ryshfetit”. Ndërsa për veprën penale “dhënie e ryshfetit” akuzohen personat me iniciale Sh.P. dhe N.O..
“Sipas aktakuzës, i pandehuri M.B., në mes të muajve prill dhe korrik të vitit 2023, në Prizren, në cilësi të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore në Prizren, pranon ofertën ose premtimin për dhuratë, në shumë prej 20.000 €, në atë mënyrë që gjatë përfaqësimit në Gjykatën Themelore në Prizren, më 31.03.2023, në këmbim të premtimit heq dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave ndaj të akuzuarve: N.O., U.S. dhe A.S., për shkak të veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.