Shpenzimet në diplomaci, rreth 50 mijë euro qiraja e rezidencës së ambasadorit të Kosovës në Londër

by Nexhat

Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, banon në një rezidencë që buxhetit të shtetit i kushton 48 mijë e 230 euro e 88 centë në vit, apo rreth 4 mijë euro në muaj.

Kjo është vetëm njëra nga të dhënat mbi shpenzimet që bëhen për ambasadorin Kapiti, të ofruara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas kërkesës që ka bërë  Kallxo.com për qasje në dokumente publike

banner

Mesatarja mujore e qirasë për banim në Londër llogaritet rreth 1,500 – 1,600 paund apo rreth 1,753.19 euro. Sa më afër qendrës së Londrës, aq më e shtrenjtë bëhet qiraja.

Pos qirasë së rezidencës, ambasadorit Kapiti i paguhet edhe sigurimi shëndetësor.

Për vitin 2023, në emër të këtij sigurimi janë dhënë 3 mijë  e 458 euro e 79 centë

Për drekat zyrtare që janë shtruar nga ambasadori Kapiti dhe misioni diplomatik në Londër janë paguar 10 mijë e 727 euro  e 84 centë, ndërsa për derivate janë paguar 3 mijë e 364 euro e 34 centë.

E vetëm për shfrytëzimin e telefonisë mobile për ambasadorin Kapiti janë paguar pak më shumë se 2 mijë euro.

Kapiti gjatë vitit 2023 ka marrë pagë mujore prej 4 mijë e 738 euro e 64 centë, ose gjithsej pagë vjetore 56 mijë 863 euro e 68 centë.

Në fund të vitit 2023, për një person të vetëm kostoja mesatare e jetesës në Londër është llogaritur mbi 3,644 paund ose 4 mijë e 300 euro në muaj. Ndërkaq, kostoja mesatare vjetore e jetesës në Londër për një person që jeton i vetëm është 43,728 paund ose rreth 51 mijë 160 euro në vit

Ambasadorët e Kosovës, përpos pagës përfitojnë përqindje shtesë të përcaktuara me Rregulloren për kompensime. Përmes kësaj rregulloreje përfaqësuesi diplomatik kompensohet për shpenzimet e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare. Për fëmijën e parë llogaritet shtesa prej 10 për qind e pagës mujore; për fëmijën e dytë, 8 për qind; për fëmijën e tretë, 6 për qind, kurse për katër e më shumë fëmijë llogaritet shtesa prej 5 për qind e pagës mujore.

Në vitin e kaluar, Kosova kishte blerë një objekt për ambasadë në Londër në vlerë prej 6.5 milionë funtesh (7.4 milionë euro). Ky objekt që gjendet në “Hyde Park”, dikur ka qenë në pronësi të komedianit Spike Milligan.

Prona e artit dhe artizanatit në Baysëater është blerë nga Kosova pas një marrëveshje të dakorduar nga ambasadori i vendit, Ilir Kapiti. Ambasada e Kosovës aktualisht ndodhet në rrugën “John Street” në Holborn

Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha, tavane të larta dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Stafi i ambasadës kosovare synon të zhvendoset në këtë ndërtesë pasi të përfundojnë renovimet në të.

Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet është arritur me 18 shkurt 2008. Më 5 mars 2008, Mbretëria e Bashkuar ka hapur Ambasadën në Kosovë, ndërsa me 1 tetor 2008 Kosova ka hapur Ambasadën në Londër. /Kallxo.com/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy