Bayerni, i cili kohën e fundit nuk po kalon në formë të mirë, e pret në shtëpi Lazion, e cila ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat minimal prej 1-0. Pavarësisht formës së dobët që po e tregon, Bayerni në ballafaqimin e dytë me Lazion shihet si favorit absolut. Në konferencen për shtyp, Tuchel ka thënë: “Duhet të kthejmë rezultatin pa humbur kohë”. Në këtë ndeshje pritet të kthehet edhe Leroy Sane i cili ishte jashtë fushës për disa ditë sepse kishte pësuar një lëndim në ndeshjet e kampionatit Gjerman.
Në anën tjetër, Sociedadi e pret PSG-në në “San Sebastian”, ku spanjollët kanë punë të vështirë ndaj francezëve. Ndeshjen e parë, Parisi e ka fituar me rezultat solid prej 2-0, ndërsa në ndeshjen kthyese, Sociedadi shihet si favorit.