Gazetari gjerman: Nëse Qeveria nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbesin të mbyllura

by Nexhat

Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka thënë se pas përjashtimit të Rusisë, Kosova ka mundësi që të pranohet në Këshillin e Evropës.

Mirëpo, sipas tij ka një problem

Ai thotë se nëse Qeveria nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbesin të mbyllura.

“Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas përjashtimit të Rusisë, është mjaft e mundshme që të arrihet shumica e nevojshme për pranimin e Kosovës. Por ka një problem”, thotë ai, duke iu referuar çështjes së pronës së Manastirit të Deçanit

Për këtë ai thotë se edhe kryeministri aktual Albin Kurti ka injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse qeveria e Kosovës nuk vepron, dyert e Këshillit të Evropës do të mbeten të mbyllura. Kjo është për të ardhur keq, pasi zgjidhja e kësaj mosmarrëveshje do të ishte e mundur. Shpejt dhe pa kosto të mëdha politike. Madje me përfitim, pasi respektimi i sundimit të ligjit është vetërespekt në çdo demokraci”, ka shkruar Marthens në “X”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy