Haradinaj i kërkon ambasadorit belg në Kosovë vazhdimin e përkrahjes për anëtarësim në NATO dhe BE

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Ai tha se Belgjika i qëndroi përkrah Kosovës.

“Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.”

Haradinaj njoftoi se me ambasadorin belg kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe se ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE.

“Në takimin që pata me z. Gregoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike në vend. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy