Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se Kosova ”tokën e humbur e harron, tokën e brendshme e mbrojmë”.
Haziri tutje shtoi se çështja për tokat e humbura është problem legjitim, në këtë pjesë me theks të veçantë, përmendi rastin me Maqedoninë e Veriut
”Sa herë shkoj në Shkup me qëllim ia përmendi se Maqedonia e ka borxh atë tokë Kosovës. Ne nuk kemi problem të hapur me Maqedoninë. Ali Ahmeti e ka për obligim me i thënë me ia kthy tokën Kosovës”, tha Haziri, për RTV21.
Ai tha se pas çështjes së dinarit, është një listë me veprime politike që Qeveria Kurti do t’i shkaktojë deri në zgjedhje.
“E di që është një listë e veprime politike që kjo Qeveri ka me shkaktu pas dinarit, dihet tash. Quhet sekret publik, veç pritet koha kur ka me ndodh deri në zgjedhje. Dinari ka me u menaxhu, ka me ardh tjetra”, tha Haziri.
Haziri foli për politikën e jashtme të Kosovës, dhe punën e ambasadave, që sipas tij, drejtohen nga dy ose tre persona.
Ai tha se “Kosova po administrohet prej trojkës”.
”Ambasadat kosovare janë në shërbim të 2 ose 3 njerëzve. Kosova nuk po qeveriset, Kosova po administrohet prej trojkës. Tre njerëz janë në Kosovë që administrojnë. Njëri ka fuqi shumë. Tjerët janë hije. Ai që ka fuqi shumë dihet këta dy tjerët e përcjellin”, tha Haziri.