Komuna e Kamenicës emëron anëtarë nga diaspora në Bordin e Ndërmarrjes Publike “Dardana”

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimi, ka njoftuar se disa ekspertë të diasporës janë emëruar në Bordin e Ndërmarrjes Publike “Dardana”.

Ekspertët për të cilët ka njoftuar Rrahimi janë: Shkurte Kastrati, Jetulla Sylaj, Vehap Zuka dhe Donjetë Morina. Rrahimi ka thënë se CV’ja e tyre e pasur me përvojë të gjatë dhe pozitat e tyre kyçe në vendet europiane do t’i ndihmojnë në konsolidimin e ndërmarrjes publike.

banner

“Nga Jetullahu si drejtori në njërën nga bizneset më të mëdha të ndërtimtarisë në Zvicër, Shkurte Kastrati kandidate për PHD në Universitetin e Pragës dhe projektuese e aerodinamikës së Porsche, Vehapi si drejtor ekzekutiv në kompani të sigurimeve për nje qark të gjerë në Gjermani dhe përvoja e Donjetës në ndërmarrje publike lokale në Kosovë kemi besimin e plotë se është rruga e duhur për një fillim të mbarë”, ka shkruar Rrahimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy