Kushtëzimin me pronat e Manastirit të Deçanit për KiE-në, analistët e konsiderojnë test për Kurtin

by Nexhat

Kosovës duket se i është vendosur një kusht i ri për në avancuar në procesin e anëtarësimit të Këshillin e Evropës.

Aplikimi i vendimit të Kushtetueses për pronat e Manastirit të Deçanit po shihet si “kompromis” i domosdoshëm për të marrë mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës

banner

Analisti politik, Imer Mushkolaj, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, ka theksuar se ky moment paraqet një provë për Kosovën për të treguar përkushtimin e saj ndaj zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Ai ka theksuar se, edhe pse është një proces i ndjeshëm, institucionet dhe shteti i Kosovës janë të detyruara të vazhdojnë me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

“Moment i Kosovës për me i tregu se është e interesuar për me zbatu kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, tash kjo tingëllon ndoshta si parullë, por kështu është, nuk ndreqim asgjë ndryshe. Është një moment që duhet të marrim vendim për me shku tutje se qysh do  të zbatohet edhe në çka do të përfitojmë na, në kuptimin institucional është çështje që do të merret vesh shpejt”, ka deklaruar Mushkolaj.

Mushkolaj ka theksuar se kjo është një mundësi për Kosovën të tregojë angazhimin e saj në zbatimin e ligjit dhe respektimin e trashëgimisë ortodokse në vend, duke përmendur Manastirin e Deçanit.

“Por është një proces jo i lehtë, është i ndjeshëm, për shkak se ke të bësh me prona të njerëzve atje. Por mendoj se është provim i rëndësishëm për me tregu zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për këtë vendim, edhe së dyti edhe qasjen që institucionet, respektivisht shteti i Kosovës, e ka ndaj institucioneve religjioze në veçanti edhe ndaj trashëgimisë ortodokse të Kosovës çfarë është Manastiri i Deçanit në këtë rast”, ka deklaruar tutje Mushkolaj

Juristi Bardhyl Hasanpapaj thotë se është e pamundur që ndonjë qeveri e Kosovës ta marrë pronën që tashmë Kushtetuesja ia ka kaluar Manastirit të Deçanit.

“Nga aspekti ligjor shkurt, katërçipërisht është pamundshme që kjo e drejtë e fituar nga të gjitha gjykatave, është fitu me anë të vendimit të dhomës së Gjykatës Supreme, s’ka mjet juridik që këto prona me iu marrë Manastirit të Deçanit, e ka fitu këtë rast sipas ligjeve të Kosovës, e ka fitu para gjykatave, e ka fitu edhe në Gjykatën Kushtetuese, që është e Kosovës, edhe duke u bazu në vetë kushtetutën e Kosovës, duke u bazu në të gjithë rendin juridik. S’ka asnjë rrugë ligjore që do mundesh me ia marrë këtë tokë Manastirin e Deçanit”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy