Makshana i IKD-së: Të nisin hetimet për punësimet e 100 punëtorëve me kontratë mbi vepër në “Zubin Potok”

by Nexhat

Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka bërë thirrje që të nisin hetimet për punësimin e 100 punëtorëve me kontratë mbi vepër në komunën e Zubin Potokut.

Ai për Kiks Kosovën ka thënë se personat me kontrata mbi vepër angazhohen për të kryer punë specifike për nevojat e institucionit, e që sipas tij në këtë rast nuk dihet se për çfarë saktësisht janë thirrur.

banner

Ai e sheh problematike punësimin 100 personave, derisa kritikon kryetarin Izmir Zeqiri për mospërgatitjen e duhur e kushteve të punës në komunë.

Sipas Makshanës konkursi do duhej të shpallej të paktën në faqen zyrtare të komunës dhe në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik.

Ai ka folur edhe për punësimin e anëtarëve të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, nëpër institucionet e Kosovës, të cilët sipas Zyrës së Auditorit, paguhen pa shkuar në punë.

Për këtë Makshana ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë obligim ligjor për t’i paguar ata që nuk punojnë, pamarrëparasysh marrëveshjes së Brukselit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy