Publikohet “përgjimi” mes Vuçiqit e Radoiçiqit: Do të mbrohemi deri në vdekje (VIDEO)

by Merita

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ekziston një video-incizim i një diskutimi mes terroristit serb Milan Radoiçiq dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë ajo thotë se në atë incizim, dyshja shprehen të gatshëm t’i shkojnë në fund çështjes së Kosovës, “edhe me mundësinë e një sulmi tjetër si ai i Banjskës më 24 shtator”.

banner

Pas deklaratës së Kusari-Lilës është publikuar edhe një video në rrjetin social ‘Telegram’ e cila shpërfaq bisedën mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe terroristit Milan Radoiçiq.

Përshkrimi i videos thotë: “Organizata terroriste ‘Lista Serbe’ në një mbledhje me Vuçiqin, pas sulmit terrorist në Banjskë”, mirëpo nuk dihet nëse videoja është bërë para apo pas sulmit në Banjskë.

Në video dëgjohet Radoiçiq i ngritur në këmbë duke deklaruar: ” Zotëri president, i dëgjuat të gjithë këta djem trima se çfarë ju thanë. Ndërsa unë do t’ju them vetëm një gjë, në emër të të gjithëve, se herën tjetër do të mbrohemi! Deri në fund! Deri në vdekje! Ju shumë mirë e dini se unë nuk gënjej”, dëgjohet duke thënë Radoiçiq në video.

Megjithatë, presidenti i Serbisë nuk shihet në këtë video të publikuar, teksa pranë Radoiçiqit shihet edhe zyrtari tjetër i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kusari-Lila ka thënë se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Ajo ka paralajmëruar se një sulm tjetër serb në Kosovë është i mundshëm dhe shtoi se vazhdimisht po dalin fakte për synimet destabilizuese të Serbisë.

“Ka edhe një video-incizim që tregon kriminelin në arrati Millan Radoiçiq, i cili në prani të Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë të Listës Serbe, deklaron se ata janë të gatshëm të përgatitur të shkojnë deri në fund, me riaktivizim të një sulmi të njëjtë si ai i 24 shtatorit, duke mos kursyer as jetët e tyre. Kur në vazhdimësi dalin fakte për synimet e Serbisë për destabilizim, tregon se situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë edhe ndonjë episod të ngjashëm si ai i 24 shtatorit. Ka 48 baza ushtarake të Serbisë të vendosura në kufirin me Kosovën”, ka thënë Kusari në këtë intervistë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy