Qeveria pranon që t’i regjistrohet toka Manastirit të Deçanit, pret nga Kadastri atje të veprojë

by Nexhat

Teksa janë shtuar thirrjet ndërkombëtare për Kosovën që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për  Manastirin e Deçanit, në mënyrë që vendi të ec tutje në procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës, në Qeverinë e Kosovës janë bindur se autoritetet komunale, respektivisht Agjencia e Kadastrit në Deçan tani duhet t’ia regjistrojnë 20 hektarë tokë Kishës.

Siç merret vesh   zyrtarë të qeverisë që janë të ngarkuar me çështjen e anëtarësimit të  Kosovës në Këshillin e Evropës janë të gatshëm që të bëjnë thirrje publike për këtë çështje

banner

Çuarja më tej e çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës varet nga hapat që do të bëjë Kosova deri më 22 prill. Pikërisht në këtë afat Asambleja e Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta thotë fjalën e saj për dosjen e Kosovës. Vendimi në Asamblenë e Përgjithshme që është i kushtëzuar me atë se çfarë do të bëjë Kosova me tokën e Manastirit, do të përcaktojë se çfarë do të bëjë Komiteti i Ministrave më çështjen e anëtarësimit të Kosovës.

Agron Musliajn Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Deçanit ka thënë se për këto çështje mund të flas vetëm Kryetari i Komunës, që aktualisht është Bashkim Ramosaj

Të pyetur nëse do të ketë rol subjekti që udhëheq me Komunën e Deçanit, në Qeveri thonë se “Ramush Haradinaj e ka thënë publikisht para 2 vjetësh se kjo çështje duhet të përmbyllet”.

Aktualisht me Komunën e Deçanit udhëheq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosajn por kjo s’ka qenë e mundur.

Siç merret vesh tani bëhet fjalë që Manastirit të Deçanit t’i regjistrohen 20 hektarë e jo edhe 4 hektarë tjerë që ndodhen në qendër të qytetit perëndimor të rajonit të Dukagjinit.

Çështja e Manastirit të Deçanit është trajtuar dje edhe në një raport të European Stability Initiative e cila i ka kërkuar Kosovës që të zbatojë aktgjykimet e gjykatave me “disa klikime kompjuterike”.

 “Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë, me të gjitha instrumentet dhe autoritetin që disponon, që aktgjykimet e vitit 2012 dhe 2016 të zbatohen menjëherë në mënyrë që Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) të fut në regjistrat e saj, me disa klikime kompjuterike, dhe t’ia jep manastirit pronësinë e 20 parcelave të tokës në përputhje me marrëveshjen me UNMIK-un”

“ AKK, si çdo administratë publike, është e obliguar ligjërisht që në çdo rast t’i zbatojë vendimet gjyqësore pa vonesë. Është një agjenci ekzekutive nën kontrollin e qeverisë. Moszbatimi i vendimeve përfundimtare dhe detyruese të gjykatës është i papranueshëm. Kjo nuk duhet të varet kurrë nga ajo që bëjnë ose nuk bëjnë aktorët e tjerë. E megjithatë, ka një arsye shtesë që qeveria e Kosovës të veprojë sot për këtë, dhe të zgjidhë diçka që të gjitha qeveritë e mëparshme nuk kanë arritur ta zgjidhin. Kjo çështje së fundmi është bërë kusht “sine qua non” që Kosova të avancojë në rrugën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet tutje në raportin e ESI.

Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde i ka bërë dje jehonë raportit të ESI duke thënë se edhe kjo iniciativë i është bashkuar korit të thirrjeve për ta implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të avancohet suksesshëm aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy