Champions League mësoi sonte dy skuadra të tjera çerekfinaliste. Pas fitoi 3-1 ndaj Copenhagen në sfidën e parë, në takimin e kthimit, Manchester City triumfoi në shtëpi me shifrat 3-1, duke përsëritur kështu veten
Kampionët e Europës e nisën ndeshjen me “marshin e pestë”, teksa zhbllokuan llogaritë që në minutën e pestë. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Akanji u tregua i saktë nga brenda zonës, duke ndëshkuar mysafirët. Goli i dytë nuk vonoi shumë, portieri i skuadrës daneze, Grabara, nuk kontrolloi si duhet një goditje të fortë të Alvarez.
Spetakli i pjesës së parë nuk kishte fund, pasi norvegjezi Mohamed Elyounoussi ngushtoi shifrat në të 29-tën minutë. Në të 45-tën, Haaland thelloi shifrat. Në pjesën e dytë, për “Qytetarët” kualifikimi ishte thjeshtë një formalitet.
Në fazën tjetër kaloi edhe Real Madrid. Pas suksesit 1-0 në përballjen e parë ndaj Leipzig, sonte në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid), ekipi nga Madridi u mjaftua me barazimin 1-1. Gjermanët dominuan në pjesën e parë, por nuk ishin konkret para portës së Los Blancoss. Në minutën e 65-të, Vinicius “tundi rrjetën”, ndërsa vetëm pak më vonë, Orban vendosi ekuilibrat në 1-1.