U gjeten 5 zolla në manastirin e Banjskes, rasti është lajmëruar nga prifti i manastirit/Foto

by engel

Pesë zolla janë gjetur sot në afërsi të Manastirit të Banjskës të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023, në periudhën kur u vra polici Afrim Bunjaku. Sipas Gazeta Express të cilet i refrohen burimeve të besueshme, policia u njoftua për armatim nga prifti i kishës në Banjskë.

“Prifti e ka thirrë policinë dhe ka raportuar se në njërën prej objekteve përreth ka parë thes me armë (zolla), që dyshohet se i takojnë periudhës së shtatorit”. Mësohet se përveç njësiteve të nevojshme policore, në këtë aksion ka qenë e përfshirë edhe AKI. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga policia e Mitrovicës së Veriut.

banner

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, ka thënë Elshani për Gazetën Express.

Pamje të armatimit në Banjskë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy