U propozua që gjithë hoxhallarët e priftërinjtë të jenë AKI, reagon Hoxha Sejdiu: Jemi në shërbim të kombit 24 orë

by Nexhat

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka bërë një reagim pasi policia gjeti pesë zolla në afërsi të Manastirit te Banjskës. Express raportoi se për këtë armatim policia u njoftua nga prifti i kishës.

E për këtë, Musliu mendon “të gjithë priftërinjtë e hoxhallarët duhet të jenë AKI”.

banner

Pas kësaj deklarate ka reaguar hoxha Bahri Sejdiu.

Ai ka thënë se hoxhallarët nuk kanë nevojë të jenë pjesë  e institucionit, pasi janë në shërbim të kombit 24 orë

“Shumë mirë, por hoxhallarët janë AKI pa patur nevojē të jenë brenda institucionit të AkI-së sepse janë në shërbim të kombit 24 orë. E në veçanti kur atdheu është në rrezik. Shèrbimi ndaj atdheut është krenari dhe obligim yni”, ka shkruar ai në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy