Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë kanë konfirmuar se zyrtarja e lartë e USAID, Erin McKee gjatë qëndrimit të saj në Kosovë është takuar me të rinj, gra ndërmarrëse, donatorë, media dhe përfaqësues të zgjedhur të qeverisë për të theksuar partneritetin me popullin e Kosovës, por jo edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Raporti i SHBA-së me Qeverinë Kurti është dëmtuar në masë të madhe për shkak të mënyrës se si është marrë vendimi dhe si është implmentuar Rregullorja e re BQK-së për transaksione me para të gatshme.
Ndihmës Sekretari Jim O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës duke folur për refuzimin e kryeministrit të Kosovës për të dëgjuar thirrjen amerikane, kishte thënë se nëse Kurti nuk e trajton SHBA-në si partnere, të njëjtën qasje edhe Uashingtoni zyrtar do të ketë me të.