Edhe zyrtarisht, Suedia në NATO

by engel

Suedia u bë sot zyrtarisht anëtare e NATO-s në Uashington, dy vjet pasi agresioni rus ndaj Ukrainës solli si rezultat rishikimin e politikave të sigurisë kombëtare nga ana e saj duke pasur parasysh garancitë e sigurisë që ofron Aleanca. Lajmin e ka bërë me dije shefi i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg përmes një postimi në X.

Stoltenberg shprehet se Suedia do të marri vendin e duhur në tryezën e Aleancës për ta bërë atë më të fuqishme dhe të sigurtë.

banner

“Është zyrtare – #Suedia është tani anëtarja e 32-të e #NATO-s , duke zënë vendin e saj të merituar në tryezën tonë. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt. Mezi pres të ngrejë flamurin e tyre në selinë e NATO-s të hënën”, thotë Stoltenberg.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson ndodhet sot në Uashington ku ka dorëzuar dokumentacionin final për anëtarësimin në NATO. Ndërsa më herët Shtëpia e Bardhë tha përmes një deklarate se Suedia do t’i bashkohej aleancës ditën e sotme.

Anëtarësimi i Suedisë në NATO fillimisht pati kundërshtimin e Turqisë dhe Hungarisë, por më pas vendet e aprovuan në parlament futjen e vendit baltik në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Pas Suedisë pritet të anëtarësohet edhe Finlanda në NATO.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy