Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit L.B, për shkak të veprave penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I akuzuari L.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak nga data 15 maj 2023 deri me 07.03.2024
Po ashtu, ai është dënuar me gjobë në shumë prej tre mijë euro, të cilën duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Nga i akuzuari gjykata konfiskon përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit, të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e Gjykatës, si sende të përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimin për media të gjykatës
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.