Analisti Dukagjin Gorani tha se çështja e Manastirit të Deçanit është përdorë gjatë viteve nga partitë politike për t’i fituar zgjedhjet.
Ai ripërsëriti se Manastiri i Deçanit gjithmonë është përdorë për çështje elektorale.
“Gabimi që është bë, mendoj që është një sjellje e pandershme që e ka zhvillu politika e Kosovës gjatë viteve është që e ka përdorë një situatë si Manastiri i Deçanit për me fitu zgjedhje”, tha Gorani në Pressing, .
“Gjithmonë Manastiri i Deçanit është përdorë për çështje elektorale. Edhe kur më s’ka qenë e nevojshme me fitu zgjedhje përmes Manastirit”, tha ai.
“Progresi i Kosovës në anëtarësim në institucione të rëndësishmë ndërkombëtare nuk mundet mu bë pa u zgjidhë çështjet e mbetura, e çështja e Manastirit është njëra ndër”, shtoi ai.