Haradinaj: Në luftë shqiptarët nuk kanë pasur dallime politike, LDK-ja ka qenë vetë populli

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se ndihet keq kur flitet politikisht se cilit krah i krah i kanë takuar njerëzit në luftë .

Ai tha se 90 përqind e figurave të kohës që i kanë prirë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në luftë kanë qenë ose kryetarë të fshatrave nga LDK-ja ose anëtarë të kryesisë së LDK-së në Deçan.

banner

“Kjo i bie që LDK-ja ka qenë vet populli i Kosovës sepse në një periudhë 7-vjeçare nëse s’ke qenë me LDK-në ke qenë me një pjesë armike”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Haradinaj tregoi se edhe ai vet ka qenë aktivist i rinisë së LDK-së e edhe anëtar i kryesisë së degës, por që tha se s’ishte fort aktiv.

“Unë personalisht kam qenë aktivist i rinisë së LDK-së, pastaj jam bërë kryetar i rinisë së fshatit, që kam qenë automatikisht anëtar i kryesisë së degës, por që s’kam qenë shumë aktiv, por s’ka pasur dilemë se lufta nuk po të pyet më se a je pacifist apo militar”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy