Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në mungesë kuorumi.

Pavarësisht që nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, marrëveshja nuk u miratua.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se 76 deputetë votuan, ndërkaq katër deputetë nuk morën pjesë në votim.

Kuvendi në rend dite kishte edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, e të cilat u bartën në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit

“Nuk ka kushte Kuvendi për t’i trajtuar këto… të gjitha këto pika të rendit të ditës i kalojnë një seance tjetër”, tha Konjufca.

Ndryshe, të mërkurën nga AAK-ja bënë të ditur për Telegrafin se do ta japin votën e tyre për marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të interesit të qytetarëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy