Supermodelja shqiptare, Oriola Marashi, e njohur për stilin e saj unik dhe të guximshëm, ka bërë një paraqitje të mahnitshme në kryeqytetin e modës, Paris.
Modelja, e cila tashmë është pjesë e markës prestigjioze “Guess”, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një fustan të kuq që thekson elegancën dhe sensualitetin e saj
Oriola e shfaqur me një fustan të kuq që zbulon gjoksin, ka treguar përsëri aftësinë e saj për të kombinuar veshjen provokuese me elegancën.
Në fotografitë e publikuara nga modelja, ajo nis nga pozat e guximshme në ashensor, deri te shkrepjet spektakolare në shkallë.
Megjithë motin me shi, Oriola nuk hezitoi të tregojë bukurinë e saj ndërsa kalonte rrugën me një çadër në dorë, e cila shtonte një prekje misterioze në paraqitjen e saj
Videoja e postuar në llogarinë e saj në Instagram tërhoqi mijëra pëlqime dhe komente pozitive, duke e konfirmuar që Oriola është një figurë që frymëzon dhe mahnit me praninë e saj.