Pas miratimit në parim, BE kërkon që Projektligji për KPK-në të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës sot me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Për këtë ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili tha se presin që drafti të përputhet me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit

banner

“U njoftova se Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që drafti të përputhet plotësisht me rekomandimet e Komisionit të Venecias para miratimit të ligjit”, ka shkruar ai

Komisioni i Venecias më 24 gusht 2023 kishte njoftuar se është përgatitur draft-opinioni për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 30 korrik kishte bërë të ditur se e ka dërguar për mendim në Komisionin e Venecias këtë projektligj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy