Suedia në NATO, Kurti: Mezi presim t’i mirëpresim ushtarët suedezë në Kosovë për mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Suedinë për anëtarësim në NATO.

Ai përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se tani Evropa është edhe më e sigurt.

Më tutje, Kurti tha se mezi presin që ushtarët suedezë të vijnë në Kosovë në kuadër të KFOR’it.

Urime Suedisë që u bë pjesë e NATO’s si anëtari i 32. Një NATO më e fortë do të thotë një Evropë më e sigurt dhe një shans më i madh për paqe pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Mezi presim të mirëpresim ushtarët e parë Suedisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit tonë kundër agresionit të Serbisë”,  ka shkruar Kurti. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy