Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, ministrja për Ekonomi në qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli ka folur për projektet energjetike, shtrenjtimin e rrymës e ndërmarrjet publike në vend.
Qeveria Kurti I por edhe kjo aktualja qysh në fillim të mandatit patën nisur një fushat për ndërrimin e menaxhmenteve dhe bordeve në ndërmarrjet publike në pretekstin se do të ndalin “gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike
Tash pas tri viteve të qeverisjes ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se gjendja financiare në ndërmarrjet publike është shumë më e mirë nga ajo që ka qenë në fillim të mandateve.
Sipas saj rezultatet janë përmirësuar pas ndërrimit të menaxhmenteve dhe bordeve në këto ndërmarrje
Rizvanolli poashtu tregon se a është ndalur “gjakderdhja financiare” me ardhjen e tyre në pushtet.
“Me një fjalë mund të përgjigjem dhe them se po, është ndalur gjakderdhja financiare, a është perfekt normalisht se jo sepse ka ende shumë punë për të bërë në ndërmarrjet publike, gjendja financiare është më e mirë se në të kaluarën në secilën prej tyre, shumë nga ndërmarrjet publike që kanë operuar me humbje ato tashmë operojnë me fitime”, ka shtuar ministrja.
Për ministren Rizvanolli kompania publike që ka pësuar më shumti ndryshime e që për ta është storie suksesi është Telekomi i Kosovës.
“Telekomi është një prej rezultateve që na bënë të lumtur edhe si qeveri edhe si qytetar dhe na jep shpresë, për arsye se për një kohë të gjatë ngjarjet në Telekom e kanë pasqyruar atë që ka ndodhur në gjithë ekonominë e Kosovës. Telekomi ka qenë shumë i fort ka pasur shumë fitime të mëdha. Në ndërmarrjet publike ka pasur ndërhyrje brutale nga politika dhe nga grupet e interesat e posaçërisht në Telekom. Prej një kompanie shumë profitabile Telekomi është shndërruar në kompani me humbje dhe humbjet kanë fillu në vitin 2015. Në vitin 2022, minus 10,8 milion, pastaj në minus 3,7 milion dhe tashmë në vitin e fundit me fitim 8.16 milion euro”, ka shtuar ajo.
Qeveria e Kosovës në tri vitet e fundit qoftë në formë të subvencioneve qoftë në formë të kredive ju ka ndarë miliona euro kompanive publike.