Detaje të reja nga plagosja dhe vetëvrasja në afërsi të Preshevës

by Nexhat

Mbrëmë në afërsi të Preshevës ka ndodhur një tentim vrasje dhe vetëvrasje. Sipas raportimeve të mediave në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut një shtetas maqedonas me kombësi shqiptare (52), ka shtënë në një grua 30 vjeçare nga Vrnjacka Banja (30), duke e plagosur rëndë.

Gazeta beogradase “Blic” shkruan para se të ndodhte tragjedia afër një pike të pagesave rrugore vetura me targa të Tetovës është ndaluar nga Policia e cila shoferit shqiptar ia ka shqiptuar një dënim ndërsa në këtë kohë në veturë ka qenë edhe vajza që do të plagosej më vonë

banner

Mbrëmë është raportuar se kësaj tragjedie i ka paraprirë një zënkë në veturë, ndërsa “Blic” sot shkruan se pasi ia ka shqiptuar policia dënimin ngasësit të veturës, 30 vjeçarja ka dalë nga vetura dhe ka filluar të vrapojë në drejtim të Bujanocit.

“Pas saj ka vrapuar B.I. dhe e ka qëlluar me pistoletë duke e qëlluar me tre plumba”, shkruan Blic

“Pas një kërkimi të shkurtër të policisë,  sulmuesi është rikthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar veten në kokë në afërsi të makinës, duke u vetëvrarë”.

Tutje, një autoambulancë nga Presheva e ka transportuar gruan e plagosur në Vranjë, ndërsa më vonë është dërguar në Nish ku dhe i është nënshtruar një operacioni.

Sipas informacioneve, gruaja është nga Vrnjacka Banja, por e lindur në Zvicër.

Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se çfarë marrëdhënie ka pasur ajo me burrin që e plagosi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy