Boksieri britanik Anthony Joshua do të ballafaqohet sonte me atë kamerunas Francis Ngannou në kuadër të peshave të rënda. Meçi do të zhvillohet në “Kingdom Arena” në Riad të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 00:00, me kohën tonë lokale. Kjo luftë po mbahet sot për shkak të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite në Formula 1 – që do të zhvillohet të shtunën në Jeddah Corniche Circuit.
Britaniku ka fituar tre ndeshjet e tij të fundit – kundër Jermaine Franklin, Robert Helenius dhe Otto Wallin – pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk. Kamerunasi Ngannou do të shfaqet vetëm në ndeshjen e tij të dytë të boksit, por bëri bujë në debutim duke e rrëzuar në tokë të pamposhtur Tyson Furyn në raundin e tretë, para se ta humbiste më pas ndeshjen me vendim të gjyqtarëve. Ngannou ishte kampioni në fuqi i peshave të rënda në UFC përpara se të largohej, për të filluar karrierën e tij në boks dhe ka 17 fitore dhe tre humbje nga koha e tij në MMA.