Erling Haaland ka hapur derën për një lëvizje të mundshme në Real Madrid në të ardhmen.
Kur u pyet për Real Madridin në intervistën e tij të fundit para tri ditësh, përgjigjja e tij ishte: “Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”
Haaland mund të kishte thënë se është i lumtur në Man City, gjë që e tha dhe duket, se deri tani është kështu, por të ardhmës.
Por ai zgjodhi të linte derën hapur duke lënë të kuptohet për mundësinë që të luajë së bashku me Kylian Mbappe në Real Madrid.
Megjithatë, ajo që mund të jetë e vështirë është përshtatja e pagës së Haaland dhe asaj të Mbappes në faturën e pagave të Real Madridit shkaku i Fair Play Financiar
Megjithatë, kjo mund të mos jetë një problem i madh, pasi Real Madridi pret një rritje të madhe financiare prej rreth 150 milionë euro kur të hapet Santiago Bernabeu i ri me kapacitet të plotë sezonin e ardhshëm
Me të ardhura të tilla që vijnë çdo vit, Real Madridi mund të përballojë me lehtësi pagat e Haalandit pa e kaluar kufirin e tyre ‘të ri’ të pagave.
Raportet thonë se Haaland po insiston të përfshijë një klauzolë lirimi në çdo kontratë të re me Man Cityn.
Kjo do ta bënte më të lehtë për Florentino Perezin që të arrinte marrëveshje me kampin e norvegjezit.