KFOR-i duhet t’i ofrojë siguri Kosovës para dhe pas “zgjedhjeve kritike” në veri

by Merita

Zgjedhjet e ardhshme në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe paraqesin një mundësi për Forcën e NATO-s (KFOR) që të zbatojë mandatin ekzistues, duke mbrojtur integritetin e zgjedhjeve nëpërmjet asistimit të Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë, veçanërisht duke pasur parasysh rrezikun nga shpërthimi i dhunës pas tensioneve të fundit.

Luke James, ekspert i mbrotjes dhe sigurisë njerëzore, në një analizë të fundit mbi procesin e ardhshëm zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – shkruan se KFOR-i duhet të jetë i gatshëm të ofrojë siguri në mbrojtje të procesit demokratik zgjedhor, duke garantuar tre liritë themelore të sigurisë njerëzore.

banner

“Në kohën kur veriu i Kosovës i afrohet zgjedhjeve kritike, KFOR-i duhet të jetë i gatshëm të ofrojë mbështetje sigurie për të mbrojtur procesin demokratik kur kërkohet. Ky qëndrim proaktiv përputhet me tre liritë kryesore të sigurisë njerëzore; liria nga frika, liria nga nevoja dhe liria për të jetuar me dinjitet në një rajon të rrethuar nga tensionet historike”, shkroi ai.

Duke kujtuar se zgjedhjet e lira janë themeli i demokracisë, ai vlerësoi se në pjesën veriore të Kosovës, procesi zgjedhor mund të jetë i cenueshëm ndaj akteve të dhunës. Prandaj, shtoi eksperti britanik, misioni paqeruajtës i KFOR-it mund të ndihmojë për të garantuar një mjedis të sigurt në ditën e zgjedhjeve, duke rritur gjithashtu praninë afër qendrave të votimit.

“Një shfaqje e vazhdueshme e forcës nga KFOR-i do të izolojë dhunën para dhe pas zgjedhjeve, duke mbrojtur qytetarët dhe zyrtarët. Prania e shtuar e KFOR-it do të parandalojë edhe taktikat afatgjata që synojnë zhvendosjen e grupeve pakicë nga kufijtë elektoralë – një formë hibride e manipulimit zgjedhor përmes spastrimit de factoetnik”, shkroi mes tjerash James.

Në këtë drejtim, duke vendosur kushtet për zgjedhje të lira dhe të sigurta, KFOR-i në të njëjtën kohë do të mbështeste edhe thirrjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejtë. Gjithashtu, sipas tij, gjetja e stabilitetit në veri është një “hap kyç” në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Nga këndvështrimi i NATO-s, ekzistojnë motive morale, strategjike dhe ekonomike për të nxitur demokracinë e qëndrueshme në rajonin e Kosovës të prirur ndaj konflikteve. NATO-ja mund të pengojë cenuesit e brendshëm, rajonalë dhe gjeopolitikë, ndaj interesave të Kosovës dhe të vazhdojë të ndërtojë stabilitet afatgjatë në Kosovë – një vend aspirant për NATO-n”.

Një ndër kushtet e BE-së për largimin e masave kufizuese ndaj Kosovës të vendosura në qershor 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të vendit është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe organizimi në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat serbe në veri, kurse nga serbët lokalë kërkohet që të marrin pjesë pa kushtëzime./Albanian Post

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy