Kurti reagon për djegien e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit: Shpresoj ta dënojnë aktin QUINT-i dhe BE-ja

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për djegien e dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Kurti thotë se ky akt është kryer nga elemente kriminale në Zveçan, të cilët pikërisht me 8 mars kanë zgjedhur dhunën.

 “Pikërisht me 8 Mars, elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, znj. Natasha Tomaniq. Ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga strukura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhin”, ka shkruar Kurti

banner

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se shpreson që edhe QUINT dhe Zyra e BE-së ta dënojnë një akt të tillë.

“Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet me mirënjohje, përkujdesje, dashuri e angazhim të përbashkët për barazi. Jo me dhunë e terror.Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës. Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre.Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, ka shkruar Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy