Negociatat për dhënien fund të kaosit në Kuvend, Alibeaj thumbon grupin e Bardhit: Askush s’mund të flasë në emër të PD

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me një lajm ekskluziv të BalkanWeb, ku gazetari Osman Stafa, duke cituar burime të tij, deklaronte se kanë nisur negociata mes mazhorancës dhe opozitës për arritjen e një normaliteti në jetën parlamentare

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj u shpreh se  Partia Socialiste duhet të sqarojë nëse ka vendosur që të bëjë Pazar për Reformën Zgjedhore.

banner

Ai ka vijuar duke u shprehur se në emër të PD nuk mund të flasë asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës.

Postimi:

Dy sqarime që duhet të dijë publiku për negociatat sekrete apo marrëveshjet okulte të përfolura në media:

  1. PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazare për Reformën Zgjedhore. Në mediat referuar burimeve nga PS dhe grupit të Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një marrëveshje për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistët kanë vendimin me shumicë votash dhe veçanërisht. ku opozitës i mohohet dhe e drejta e Vetos, si garanci që PS nuk do të bëjë një ligj elektoral të njëanshëm duke peshkuar votat e opozitës. Dihet se janë kundër votimit të diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, zonës zgjedhore. Nëse kjo është e vërtetë, ky është një pazar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.
  2. Asnjë kandidat apo i dëshirueshëm i Edi Ramës nuk mund të flasë në emër të PD
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy