Raportohet se është zhdukur një grua 36-vjeçare në Skenderaj

by engel

Një grua në Skenderaj ka kërkuar sot ndihmën e Policisë e cila ka raportuar se motra e saj është larguar nga shtëpia paraditen e së mërkurës dhe më s’është kthyer.

Mësohet se motra e ka njoftuar Policinë se gjatë gjithë kësaj kohe kanë provuar që të kontaktojnë me 36-vjeçaren, mirëpo ajo nuk është lajmëruar dhe nuk dinë gjë për fatin e saj. Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë. Denoncimi i motrës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy