“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të gjitha gratë ushtarake. Përkushtimi dhe sakrifica juaj për familjen dhe mbrojtjen e vendit mbetet i pazëvendësueshem”, -shkruan Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një video shpërndarë në rrjetet sociale
Duke ekspozuar armatimin më të ri të Forcave Speciale nga kompania prestigjoze gjermane “Heckler & Koch” HK416, vajzat e Forcave të Armatosura Shqiptare të veshura me uniformën e Forcave Speciale shqiptare si rrallë ndonjëherë kanë treguar muskujt duke treguar rolin e madh dhe të pazëvendësueshëm të vajzave dhe grave në çdo fushë dhe profesion sidomos në atë të mbrojtjes.
Ndryshe nga vajzat dhe gratë e tjera, ushtaraket shqiptare përjetojnë vështirësitë e shërbimit edhe në terren, në fushat e stërvitjes apo dhe në misionet jashtë vendit nën flamurin e NATO-s, si në vendet Baltike sot apo në Sudanin e Jugut duke ngritur lart emrin e Shqipërisë në botë.
Sot vajzat dhe gratë në Forcat tona të Armatosura shërbejnë dhe drejtojnë në të gjitha nivelet e strukturat e FA, duke filluar nga misionet paqeruajtëse, deri në strukturat më të larta drejtuese siç është Gjeneral majore Manushaqe Shehu, zëvendës shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare