VV-ja thotë se ka rënie të korrupsionit viteve të fundit, opozita ia përmend ndërhyrjet e ligjet anti-Kushtetuese

by Nexhat

“Ndikimi i korrupsionit politik në kulturën qeverisëse”, ishte temë diskutimi ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Në konferencën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u lansua edhe Studimi i Sistemit të Integritetit Kombëtar i njohur si NIS, pati akuza e kundërakuza në lidhje me korrupsionin në vend.

Partitë opozitare akuzuan pushtetin për ndërhyrje në institucione e korrupsion të lartë në vend, ndërsa mazhoranca e bindur se është duke e luftuar korrupsionin.

banner

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari-Lila, tha se raporti përmban një vlerësim objektiv mbi realitetin dhe sfidat që kanë institucionet në luftimin e korrupsionit.

Ajo tha se në këtë raport, Kosova ka rënie të korrupsionit viteve të fundit, si shkak i angazhimeve institucionale. Si shembull kërkoi të merret gjendja në PTK

“Një prej storieve të suksesit është Posta e Kosovës e cila nga një ndërmarrje me keqmenaxhim të theksuar ka arritur në ndërmarrje me ndërhyrje të rritura në secilën degë, dhe që gjatë tri viteve të fundit ka pasur Bord të shkëlqyer, duke filluar edhe nga kuota gjinore e profesionalizimi”, tha ajo.

E deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, karakterizohet me vendime anti-kushtetuese.

“Ka pasur tendencë të hapur për kapje të institucioneve dhe për pasojë duket se do të kemi një projektligj që synon kapjen e institucionit ligjor (Këshillin Prokurorial të Kosovës). Ligji i pagave, zvogëlimi i tyre në sektorin e drejtësisë më përpjekje për kërcënimin e institucioneve të pavarura, një përpjekje për ndryshim që se kemi parë deri më tani”, ishin disa nga vërejtjet e Deliu-Kodrës.

Ajo përmendi edhe ndërhyrjet tek Ligji i KPM-së dhe gjuhën kërcënuese ndaj gazetarëve.

“Prape po e them se çfarë kemi parë është vërtetë e dhimbshme dhe nuk e karakterizon integritetin e duhur institucional”, tha ajo.

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se kultura e qeverisjes se Kurtit është kulturë e presionit publik, duke thënë se nuk merr përgjegjësi edhe nëse i rrezikon themelet e shtetit.

“Mund te themi se është qeveria që ka sjellë më së shumti ligje anti-Kushtetuese, ka zgjidhje por duhet të vendoset së pari gjendje e jashtëzakonshme, nuk mundet të pakësoj liritë ekonomike, e pastaj edhe kryeprokurorit të shtetit, me ndërhyrje direkte, kjo tregon tendencë direkte për ndërhyrje në institucione. Imponimi i vendimeve të deputetëve është problem i kësaj qeverisje e cila është e rrezikshme për stabilitet institucional”, tha Gashi.

Gashi tha se Qeveria aktuale është qeveria që më së shumti që ka dhënë tenderë njëburimore, duke shtuar se kjo kalon numrin e mbi 350 sosh.

E shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se dëm

“Me nepotizmin e bërë nga kjo Qeveri nuk ka dëm 4 vjeçar por më shumë se 15vjecar”, tha Tahiri.

Tahiri përmendi po ashtu ndërhyrjet ne sistemin e drejtësisë, duke thënë po vazhdojnë ende.

Por për këtë mori replikë nga Kusari-Lila e Vetëvendosjes.

“Vazhdimisht po e akuzojnë qeverinë për ndërhyrje në organe të rendit, dhe ajo që po ndodh në sistemin legjislativ është miratuar një mori projektligjesh, si ajo e Vettingut, Financimi për partitë politike, ndryshime të mandatit të Agjencisë Anti-korrupsion”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy