63
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku edhe zyrtarisht e siguroi sot kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024. Në turneun kualifikues për në LO Paris 2024, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti boksierin italiane, Alessia Mesiano. Kjo ishte fitorja e katërt për Sadikun.
Pas përfundimit të meçit, Donjeta u pa në emocione të shumta. Ajo shpërtheu në lot, ndërsa tha: “Jam krenare që jam shqiptare”.
Videon e gjeni më poshtë.