Hamasi thotë se SHBA duhet ta shtyjë Izraelin të hapë kufijtë

by engel

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh u ka kërkuar kombeve arabe dhe myslimane që “të punojnë në nivele politike, ligjore dhe diplomatike për të ndaluar sulmin ndaj popullit tonë”.

Në një deklaratë pak para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Haniyeh thotë se mesazhi është veçanërisht i rëndësishëm për “kryeqytetet globale që mbështesin pushtimin, në mënyrë që ata të mund të bëjnë presion ndaj Izraelit që të ndalojë këtë luftë të tmerrshme në Gaza”. Ndihma humanitare nevojitet urgjentisht për popullin palestinez dhe Izraeli duhet të hapë vendkalimet tokësore dhe t’i japë fund rrethimit në Rripin e Gazës, ka thënë ai./Al Jazeera

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy