Pavarësisht protestave, Parlamenti grek miraton universitetet private të huaja

by engel

Parlamenti i Greqisë miratoi me shumicë të ngushtë një projekt-ligj i cili do të lejojë universitetet e huaja private të krijojnë degë në vend. Ky ligj kaloj pavarësisht kundërshtimeve me protesta të organizuara për disa ditë me rradhë nga studentët që thonë se me këtë veprim do të zhvlerësohen diplomat nga universitetet publike.

Ligji u miratua nga 159 ligjvënës në parlamentin prej 300 vendesh. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se ky ligj do të ndihmojë në kthimin e një eksodi të dhjetëra mijëra studentëve grekë që ndodhen në universitetet jashtë vendit, e që ka shkaktuar një zvarritje për një ekonomi që ka nevojë rimëkëmbet nga një krizë financiare dhjetëvjeçare.

banner

Ligji do të ndihmojë gjithashtu përafrimin e Greqisë me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian dhe rritjen e konkurrencës në arsimin e lartë, tha ai në një fjalim para ligjvënësve.

Studentët prej javësh protestojnë në mënyrë paqësore kundër këtij projektligji. Të premten pasdite mijëra studentë u mblodhën jashtë parlamentit duke mbajtur pankarta ku shkruhej “jo universiteteve private”. Një grup protestuesish që u larguan nga grupi kryesor hodhën bomba me benzinë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës./Reuters

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy