“Ai është pa dyshim trajneri më i mirë që kam parë në jetën time”, tha trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp për rivalin e tij të Manchester City, Pep Guardiola, përpara ndeshjes së tyre në samitin e së dielës në Premier League.
“Unë bëj të njëjtën punë dhe jam shumë mirë, kështu që di të njoh ekselencën… Ju më pyesni, unë ju përgjigjem. Për mua ai është më i miri”, deklaroi tekniku gjerman në një konferencë për shtyp të premten.
Një respekt për të cilin Pep Guardiola u përgjigj shpejt me të njëjtin ton. “Ka qenë gjithmonë kënaqësi dhe do të jetë edhe të dielën edhe nëse do të përpiqemi të fitojmë”, deklaroi ai. “Ne gjithmonë mësojmë nga loja e ekipeve të tij… Ai është një njeri pasionant, e do futbollin dhe do të kthehet herët a vonë”, shtoi trajneri spanjoll.
Dy trajnerët kundërshtojnë njëri-tjetrin prej disa vitesh në Premier League.
Në gjashtë sezonet e fundit, Manchester City ka fituar pesë herë kampionatin, Liverpooli një herë.
Këtë vit, dy skuadrat vazhdojnë të luftojnë për kryesimin e renditjes, me një epërsi të lehtë për të kuqtë (63 kundrejt 62 pikëve) të ndjekur nga Arsenali me 61 pikë.