Përplasje me armë në Itali, një shqiptar i vrarë, tre të plagosur

by Merita

Të shtëna me armë zjarri ndodhen mbrëmjen e sotme në zonën e Aldo Moros në Frosinone të Italisë, duke lënë një viktimë dhe tre të plagosur, të gjithë shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 përpara një kafeneje, e cila në momentin e të shtënave ishte e mbushur me klientë.

banner

Ne vendngjarje mesohet se janë përballur katër burra, të gjithë me origjinë shqiptare. 

Një nga katër protagonistët e të shtënave ka mbetur në tokë i goditur nga një plumb në qafë. Për të nuk kishte shpëtim. 

Tre të tjerët u transferuan me kodin e kuq në dhomën e urgjencës të spitalit Fabrizio Spaziani Frosinone. Njëri është në sallën e operacionit, i goditur në gjoks dhe në këmbë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy