Rezultatet e Superligës në Futboll, Llapi merr kreun e tabelës

by engel

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll duke sjellur rezultate interesante që kanë ndryshuar renditjen në tabelë. Pas plot 90’ minutave të zhvilluara në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita e ka mposhtur 1:0 Prishtinën. Golin e vetëm e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 61’ të ndeshjes.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Llapi, i cili e mposhti Gjilanin me shifrat 2:1. Kjo fitore ja siguron për momentin Llapit kreun e tabelës ndërsa Ballkani zbret në vendin e dytë. Golat për llapjanët i shënuan Ahmed Januzi (minuta e 45+1’) dhe Muhamet Hyseni (minuta e 89’), kurse golin e nderit për Gjilanin e shënoi Senad Jarovic në minutën e 71’.

banner

Ndërkaq, pa gola është mbyllur ndeshja mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës. Rezultatet e sotme i gjeni më poshtë.

Drita 1:0 Prishtina
Llapi 2:1 Gjilani
Dukagjini 0:0 Fushë Kosova

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy