Studim: kush zgjohet herët, më pak i rrezikuar nga sulmi në zemër dhe goditja në tru

by Merita

Ata që zgjohen herët në mëngjes kanë më pak gjasa të vuajnë nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Një studim suedez i kryer nga Universiteti i Goteborgut zbuloi një lidhje interesante midis kohës kur zgjohemi dhe kalcifikimit të arterieve koronare.

Ja çfarë thotë ai:

banner

Kalcifikimi arterial është pothuajse dy herë më i zakonshëm tek njerëzit që shkojnë për të fjetur vonë sesa tek ata që zgjohen herët. Kjo për shkak se ritmi cirkadian, i cili rregullon funksionet fiziologjike bazuar në ciklin e dritës dhe errësirës gjatë ditës, duket të jetë vendimtar për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut në fazat e hershme të sëmundjes.

Studimi përfshinte 771 burra dhe gra nga mosha 50 deri në 64 vjeç. Ata treguan kohën në të cilën preferojnë të zgjohen, nga “mbrëmja ekstreme” në “mëngjesi ekstrem i hershëm”. Kalcifikimi i arterieve koronare u ekzaminua me tomografi të kompjuterizuar.

Ndër pjesëmarrësit, ata që u zgjuan herët në mëngjes kishin më pak kalcifikim arterial sesa ata që shkonin në shtrat vonë. Në grupin e atyre që zgjohen herët, vetëm 22.2% kishin kalcifikim të rëndë arterial, ndërsa bufat e natës kishin një shkallë prej 40.6% të kalcifikimit të rëndë të arterieve koronare./Informim/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy