Von Cramon reagon lidhur me fushatën kundër këshilltarit të saj Bojoviç

by engel

Në rrjetin social “X” është organizuar një fushatë kundër këshilltarit të Viola von Cramon, raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian. Përmes një video të prerë dhe të nxjerrë nga konteksti, llogari të shumta në platformën “X” kanë atakuar këshilltarin e Cramon, Dordje Bojovic, për një diskutim të para disa vitesh ku flitet për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, duke thënë se është i irrituar teksa sheh që llogari të shumta në “X” e “të drejtuara nga pushteti” sulmojnë në asketin personal Viola von Cramon dhe stafin e saj, si dhe ambasadorët e QUINT e diplomatët si ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, Ali Ahmetin e Edi Ramën.

banner

Pa reaguar s’ka qëndruar as Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon. Ajo ka thënë se pyetja e saj është se “kujt i ndihmon një gjë e tillë?”. Cramon ka thënë se sigurisht që Kosovës nuk i ndihmon e as rrugës për integrim në BE.

“Lajmet e rreme, fushatat desinformuese, propaganda qeveritare apo edhe falsifikimet e thella me bota dhe trolls nuk do të ndryshojnë patjetër pozicionin e askujt, por thjesht do të dobësojnë shanset e Kosovës për të përparuar shpejt. Është e trishtueshme për vendin”, ka shkruar Cramon.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy