Anthony Joshua tregon katër kundërshtarët e mundshëm për duelin e tij të radhës

by Nexhat

Anthony Joshua ka folur për hapat e tij të ardhshëm pasi nokautoi Francis Ngannoun brenda dy raundeve. Dy herë kampioni i peshave të rënda me fitoren që korri ndaj kamerunasit, i është krijuar mundësia që të përballet me fituesin e meçit Oleksandr Usyk vs Tyson Fury.

Sidoqoftë, dyshja në fjalë ishin pajtuar për një ndeshje të dytë pas përballjes së tyre të parë më datë 18 maj, që do të thotë se Joshua me gjasë do të duhet të presë deri në vitin tjetër për mundësinë e tij

Megjithatë, Joshua nuk e ka për qëllim që të ulet dhe të presë ndërsa ka insistuar se ai do të rikthehet në ring në qershor ose në korrik. Duket se një përba

Deri më tash AJ është favoriti kryesor për tu përballur me Hrgovic për titullin IBF të peshave të rënda, i cili do të mbetet vakant pas përballjes së dytë mes Fury dhe Usykllje gjatë verës me boksierin kroat Filip Hrgovic është opsioni më i mundshëm për boksierin britanik

AJ ka përmendur tre kundërshtarë të tjerë të mundshëm, me të cilët ai mund të luftojë gjatë verës.

“Deontay Wilder, Zhilei Zhang, Joseph Parker. Po, të gjithë ata mund ta kenë mundësinë të luftojnë me mua”, ka thënë shkurtimisht Joshua.

Një përballje me Zhilei Zhang ose Joseph Parker nuk ka gjasa të ndodhë pasi Zhang do t’i nënshtrohet një meçi të dytë pas humbjes ndaj Kiwit mbrëmjen e së premtes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy