Ish-banori i Big Brother VIP Albania dhe gazetari, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Fan Club’.
Ai ka diskutuar ngjarjet e fundit në këtë reality shou, daljen e Bardhit dhe raportin e tij me Sara Gjordenin
I njëjti thotë se nuk beson në dashurinë mes tyre dhe se është njësoj sikur ai të dashurohej me Ronaldo Sharkën.
“Mes Sarës dhe Bardhit është njësoj sikur unë të dashuroj Ronaldon, po të dashuroj unë Ronaldon dhe Sara dashuron Bardhin, pra nuk ka dashuri”, u shpreh ai
Kjo situatë shkaktoi të qeshura në studio, ku të pranishëm ishin: Ronaldo, Ina Kollçaku dhe Julka Gramo.
Bardhi ndërkohë kërkoi të largohej nga Big Brother për shkak të së ëmës, e cila u tha se kishte disa probleme shëndetësore
Për daljen e reperit pati aludime të shumta, duke hedhur dyshime në këtë.