Ndërsa monedhat e vizitorëve hidhen në shatërvanin madhështor Trevi të Romës duke menduar për dëshirat në dashuri, shëndet të mirë ose kthim në Qytetin e Përjetshëm, ato monedha ofrojnë edhe ndihmë praktike për njerëzit nëpër botë. Për qindra vjet, kur turistët e vizitojnë Romën, ata dynden tek shatërvani për të menduar një dëshirë, duke ndjekur një ritual historik. Pakkush u e vranë mendjen se ku përfundojnë monedhat e tyre.
Monedhat grumbullohen dhe dërgohen në divizionin e Romës, në shoqatë bamirëse katolike Caritas, e cila numëron kovat e mbushura me monedha dhe i përdor ato për të financuar një bankë ushqimore, apo një kuzhinë për ushqim apo edhe projekte tjera të mirëqenies.
Në vitin 2022 Caritas mblodhi 1.4 milionë euro (1.52 milionë dollarë) nga shatërvani Trevi dhe pret të ketë mbledhur edhe më shumë në vitin 2023. Roma është një nga qytetet më të vizituara në botë me 21 milionë turistë.
Nxjerrja e monedhave është një spektakël dhe ku angazhohen punëtorë nga shërbimi rajonal ACEA të cilët me kujdesë i mbledhin monedhat nga shatërvani i gjerë i sitilit barok, duke përdorur fshesa të gjata dhe zorrë thithëse. Monedhat më pas i jepen Caritas-it, ku thahen me tharëse flokësh dhe pastaj monedhat renditen e numërohen.
Tabelat rreth shatërvanit shpjegojnë se monedhat do të shkojë për bamirësi – një mendim që kënaq shumë prej turistëve që pozojnë pranë monumentit.
“Doja të bëja një urim që është i dashur për zemrën time”, tha Yula Cole nga Brazili pasi hodhi një monedhë. “Por e di gjithashtu se kjo monedhë nuk qëndron vetëm aty, por do të ndihmojë njerëzit në nevojë. Bëra një dëshirë, por shpresoj se këto para do të ndihmojnë edhe dëshirat e njerëzve të tjerë.”