“Ditë shqetësuese për familjen time” – Elia Zaharia reagon publikisht për herë të parë pas sherrit me Leka Zogun

by engel

Elia Zaharia reagon publikisht ne lidhje me incidentin e saj dhe te babait Gjergj Zaharia, me Leka Zogun.

Në një postim në rrjetet sociale, Zaharia shpreh mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë kurajë, siç shprehet “përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese” për të dhe familjen e saj.

banner

“Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falënderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, – shkruan Elia Zaharia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy